Libros importados con hasta 50% OFF + Envío Gratis a todo USA  Ver más

menu

0
  • argentina
  • chile
  • colombia
  • españa
  • méxico
  • perú
  • estados unidos
  • internacional
portada Vallja: Reigen
Type
Physical Book
Translated by
Illustrated by
Publisher
Pages
128
Format
Paperback
Dimensions
22.9 x 15.2 x 0.8 cm
Weight
0.16 kg.
ISBN13
9789928324221

Vallja: Reigen

Arthur Schnitzler (Author) · Loreta Schillock (Translated by) · Dritan Kiçi (Illustrated by) · Rl Books · Paperback

Vallja: Reigen - Schnitzler, Arthur ; Schillock, Loreta ; Kiçi, Dritan

Physical Book

$ 11.89

$ 16.99

You save: $ 5.10

30% discount
  • Condition: New
It will be shipped from our warehouse between Wednesday, June 26 and Thursday, June 27.
You will receive it anywhere in United States between 1 and 3 business days after shipment.

Synopsis "Vallja: Reigen"

"Vallja" (Reigen - në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.Drama shfaq moralin seksual dhe ideologjinë klasore të kohës, përmes takimeve të njëpasnjëshme erotike mes të personazheve, që shfaqen para ose pas një takimi seksual. Me personazhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë, drama ofron një pasqyrë të vërtetë sociale, ku kontakti seksual i kalon kufijtë e klasës. E botuar fillimisht privatisht, në vitin 1900, vepra u vu në skenë për herë të parë në vitin 1920 dhe shkaktoi skandal dhe reagime të forta. Dy titujt e shfaqjes: "Reigen" në gjermanisht dhe "La Ronde" në frëngjisht, i referohen një valleje rreth e qark, që gjendet në thuajse gjithë popujt evropianë.Drama u shtyp për herë të parë në veç 200 kopje, që u shpërndanë dorazi mes miqsh. Në vitin 1903, botimi i parë publik në gjuhën gjermane doli në Vjenë dhe shiti rreth 40,000 kopje. Skandali që pasoi, solli censurimin dhe ndalimin një vit më vonë. Më 1908-n u ribotua me mundim në Gjermani dhe më 1912-n u përkthye në frëngjisht, më 1920-n në anglisht dhe më 1923-shin në holandisht.Drama u shfaq për herë të parë në teatër më 23 dhjetor 1920, në Berlin, dhe më 1 shkurt 1921 në Vjenë. Një prodhim i paautorizuar ish vënë në skenë më herët në Budapest, më 1912-n. Shfaqja shkaktoi reagime të dhunshme, shpeshherë masive. Schnitzler u sulmua moralisht e fizikisht në një fushatë tipike antisemite. Shtypi i kohës e konsideronte një pornograf hebre dhe protesta ndaj veprës u njoh si "skandali Reigen".Megjithatë, drama u pëlqye gjerësisht dhe nuk e humbi publikun, sidomos në Rusi, Çekosllovaki dhe veçanërisht në Francë, ku u përshtat dy herë për kinemanë, në vitin 1950 dhe 1964. Më 1982-shin, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së Arthur Schnitzler, djali i tij, Heinrich Schnitzler, autorizoi shfaqen e dramës në gjuhën gjermane.Në vitin 1922, psikologu i madh, Frojdi, i shkruante autorit me elozhe e vlerësime tepër të larta.Shfaqja zhvillohet në vitet 1890 në Vjenë. Struktura dramatike përbëhet nga dhjetë skena të ndërlidhura midis çifteve të të dashuruarve apo predatorëve seksualë. Secili nga dhjetë personazhet shfaqet në dy skena të njëpasnjëshme, ku skena e fundit sheh Laviren që është dhe në të parën, duke mbyllur kështu "vallen".Ky botim vjen i shqipëruar me aq delikatesë nga Loreta Schillock dhe redaktim nga Dritan Kiçi.

Customers reviews

More customer reviews
  • 0% (0)
  • 0% (0)
  • 0% (0)
  • 0% (0)
  • 0% (0)

Frequently Asked Questions about the Book

All books in our catalog are Original.
The binding of this edition is Paperback.

Questions and Answers about the Book

Do you have a question about the book? Login to be able to add your own question.

Opinions about Bookdelivery

More customer reviews